Nisma Socialdemokrate - Foto: Facebook

12 kandidatë të Nismas Socialdemokrate mbesin jashtë listës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e Nismës Socialdemokrate për moscertifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas vendimit tek kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berishës, Filloreta Bytyçit, Valentina Alijajt, Xhafer Berishës, Aziz Thaçit, Musa Fetahajt, Hasime Dakës, Fatmir Gërdellajt, Vehbi Avdullahajt, Endrit Shalës dhe Ardian Nokajn.

“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LV), lista e kandidatëve për deputet të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të PZAP-së nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë pasi ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit mirëpo mjafton vetëm fakti që kandidati ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit të mos mund të jetë kandidat për deputet.

Madje sipas këtij vendimi një personi mund ti kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës por ka një akuzë aktive nga ndonjë tribunal.

Paneli po ashtu vlerësoi se ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme është ligj special në raport me kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast.

Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi për zgjedhjet e 14 shkurtit