Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Sulmuan tre persona e iu konfiskuan dy pistoleta e mbi 100 fishekë - lirohen në procedurë të rregullt

Dy persona u arrestuan në fshatin Shkabaj të Prishtinës gjatë së martës.

Të dyshuarit kishin sulmuar tre burra tjerë kosovarë.

Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë dhe i janë konfiskuar dy pistoletat që i kishte me leje.

Të dyshuarit përveç pistoletave iu konfiskuan edhe 114 fishekë.

Prokurori mori vendim të liroj të dyshuarit dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.