Ilustrim

Sulmuan një polic, arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Gjakovë për sulm ndaj një polic.

Sulmi sipas Policisë kishte ndodhur derisa një njësit policor në një pikë kontrolli në Gjakovë e kishte ndaluar një veturë me targa vendore. Në këtë rast, drejtuesi nuk i kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër e kishin sulmuar njërin prej policëve.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar sii “Sulm ndaj personit zyrtar”.