Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik

Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi e njëjta sipas raportit 24 orësh të Policisë është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar në Kaçanik.

Viktima siç bën të ditur Policia nuk e ka njohur të dyshuarin dhe nuk ka dhënë detaje nëse i njëjti është identifikuar, por ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Gruaja e sulmuar ka pësuar lëndime të lehte trupore, për të cilat edhe mori tretman mjekësor, ka njoftuar Policia.

Ky rast sipas Policisë po hetohet dhe është cilësuar si “sulm seksual/lëndim i lehtë trupor”.