Specialja anulon seancat në rastin e ish-krerëve të UÇK-së pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong
Gjykata Speciale ka marr vendim që t’i anuloj seancat e përcaktuara për rastin Thaçi dhe të tjerët pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.
Avokati Emmerson e parashtroi kërkesën për anulim të seancave dhe mbajti një fjalim përkujtimor.
“Andrew, dhe të gjithë ne në ekpin e tij nuk kemi qenë thjeshtë kolegë por kemi qenë miq të ngushtë. Andrew është rritur në Illinois në periferi të Chicagos dhe pas përfundimit të Fakultetit Juridik shkoi në Kosovë në fund të vitit 2004. Ishte vullnetar në ekipin e mbrojtjes së Ramush Haradinajt, ditën që Ramushi u arrestua në vitin 2005. Jetoi në Kosovë për disa vite, u njoh me persona në Kosovë jashtëzakosnisht shumë, fliste shqip, mësoi të fliste shqip dhe ishte një person shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri dhe shpirtmirë plot dije e miku më i ngushtë dhe më i mirë që mund të kishe në jetë”- ka thënë Emmerson.
Avokati Emmerson ka paraqitur gjithashtu kërkesën e gruas së avokatit tashmë të ndjerë.
“Rachel, partnerja e tij, ka dërguar një kërkesë të posaçme që ta lejojë të takohet me Veselin në mënyrë që t’i përcjellë ngushëllimet e tij për Andrew dhe shpresoj që këtë kërkesë t’ia plotësoni”-theksoi Emmmerson.
Gjykatësit dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithashtu shprehën ngushëllime për vdekjen e Andrew Strong.
Pas kësaj, Gjykata mori vendim që seancat e caktuara për këtë javë të anulohen. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.