Ilustrim

S’pajtohet me gjobën e policisë, pasagjeri prangoset për sulm ndaj personit zyrtar

Një person ka përfunduar prapa grilave të premten në Pejë pasi i njëjti po dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit, ai derisa ishte pasagjer, nuk ishte pajtuar me gjobitjen e shoferit të veturës ku ishte.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte qenë pasagjerë në një veturë dhe deri sa zyrtarët policorë i kanë shqiptuar një gjobë vozitësit të veturës, i dyshuari i lartcekur kishte dalë nga vetura dhe e kishte kundërshtuar shqiptimin e gjobës si dhe kishte qenë agresiv duke i kapur për duarve dhe shtyrë policët në prani te qytetarëve” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.