Sot më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka publikuar të dhënat për rastet me COVID-19 gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se më shumë ka të shëruar sesa të infektuar.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive. Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim”, ka njoftuar ministri Vitia.

“Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, ka shkruar në facebook ai.