Miroslav Lajcak - Foto: Fatrion Ibrahimi

Situata në veri, reagon Miroslav Lajcak

Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, pasi Lista Serbe ka njoftuar se janë larguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Lajçak ka thënë se është plotësisht dakord me zëvendëssekretarin e NATO-s, Mircea Geoana, lidhur me deklarimin e këtij të fundit se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Emisari special i BE-së, e ka falënderuar Geoana për koordinimin e shkëlqyer mes BE-së dhe NATO-s.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Faleminderit për koordinimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO-s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe @KFOR’it në terren” – shkruan Lajçak.

Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, pasi Lista Serbe ka njoftuar se janë larguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Geoana tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, teksa shtoi se KFOR’i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

NATO reagon për situatën në veri: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

Kyetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat.

Në takim sot u mor vendim që zyrtarët e policisë, gjykatave, e institucioneve të Kosovës të dorëhiqen dhe të bojkotojnë institucionet si shenjë pakënaqësie e suspendimit të drejtorit të policisë në veri Nenad Gjuriq.

Ky i fundit u suspendua pasi dyshohet për sabotim e thirrje për rezistencë.

Serbët bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës, policët zhveshin uniformat – FOTO