Shtetet e QUINT-it thonë se nuk përzihen në formimin e institucioneve

Sot, në ora 17:00 në Kuvendin e Kosovës, pritet një takim i përbashkët ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, shteteve të QUNT-it dhe shefes së zyrës së Bashkimit Evropian.

Kështu njoftoi dje pas një takimi partia e Albin Kurtit pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në përpjeke për të arritur ujdi për bashkëqeverisje.

Sot, pesë shtetet e QUNT-it, Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Ato kanë ritheksuar se nuk përzihen në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, siç është edhe formimi i institucioneve.

“Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”, thuhet në deklartatë.

“Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në fund të deklarimit.

Kanë kaluar mbi 100 ditë që prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy partitë fituse nuk kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur.

Ofertat e fundit të bëra publike, kanë vetëm një të përbashkët, të dy partitë dëshirojnë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

 

Sot takimi i radhës LV – LDK, bashkë me ambasadorët e Quint-it dhe BE-në

www.kallxo.com