Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportin 24-orësh të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 1,171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë.

Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë 398 pacientë të shtrirë, 391 prej tyre COVID-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si vijon: Klinika Infektive 104 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 109 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë 3 pacientë, Spitali i Prizrenit 171 pacientë, Spitali i Gjakovës 106 pacientë, Spitali i Pejës 212 pacientë, Spitali i Gjilanit 128 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës 50 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 77 pacientë.

ShSKUK dje ka njoftuar se 1,209 pacientë kanë marrë marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 vdekje me COVID-19.

Kurse, nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.