VIDEO - Shqyhet flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës

Flamuri kombëtar i vendosur në hyrje të Prishtinës është vjetërsuar e shqyer.

Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com, shihet flamuri që valon është shqyer në disa pjesë.

Në këtë vend në hyrje të kryeqytetit, për vite me radhë qëndron flamuri i Shqipërisë, ndërsa lokacioni për qytetarët njihet ndryshe si “Rrethi i Flamurit”.