Shqipëri, ekstradohet shtetasi turk i kërkuar nga Interpoli për mashtrim me kriptovaluta

Një shtetas turk është ekstraduar për në Turqi nën dyshimin se ka mashtruar 391 mijë qytetarë me kriptovaluta, mashtrim ky me dëm ekonomik prej 2 miliardë dollarësh.

29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ky shtetas u kap më 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën”.