Shpërthim i fuqishëm në qendër të Madridit

Një shpërthim i fortë ka tronditur një ndërtesë në qendër të Madridit në Spanjë rreth orës tre të pasdites.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen për momentin, raporton El Pais.

Sipas këtij mediumi, shpërthimi ka hedhur në erë katër katet e sipërme të ndërtesës, e vendosur në 98 Calle de Toledo, në rrethin La Latina, shumë afër Puerta de Toledo dhe pranë kishës Virgen de la Paloma.

Gjithashtu ndodhej një shtëpi pleqsh afër, midis të cilëve nuk ka të lënduar, sipas një zëdhënësi të qendrës.

Ekipet e urgjencës po trajtojnë të plagosurit në rrugë.