
Ilustrim
Shpërthen një bombolë gazi në Gjilan, një i lënduar
Sot rreth orës 11:00, në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen ” Shadervani” ka shpërthyer një bocë e plinit , në një magazinë të një shtëpie private.
Sipas Policisë, dyshohet se pronari i shtëpisë sapo i është afruar derës së magazinës, në moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr.
Në raportin e policisë potencohet se, lëndime trupore ka pësuar viktima pronari i shtëpisë i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilanit u dërgua në QKUK në Prishtinë.
Me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes përveq policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrëfikësve të cilët e kanë lokalizu zjarrin.
Tutje nga Policia theksojnë se, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rastin e ka cilsësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ka urdhëruar që të hetohen shkaqet dhe rrethanat si ka ndodhur ky rast.