Shpërputhje e votave të PDK-së në Skenderaj - Dokument

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Skenderaj, kanë vërejtur se në gjimnazin “Hamëz Jashari” prin Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me më së shumti ndryshime të votave.

qendrën e votimit 2101X/05R, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka mbetur pa 5 vota pas rinumërimit, ku tashmë i figurojnë 168 vota.

Në këtë vendvotim anëtarët e komisionit ishin: Valon Haliti – kryesues, Samire Halimi, Shpresa Beka, Nerxhivane Aliu dhe Mujë Mustafa.

Ndërkaq, në procesin e rinumërimit komisioni ka pasur këtë përbërje: Besarta Raci – kryesuese, Fitore Shala, Fatlinda Ruhani, Ganimete Durmishi, Altin Zekolli dhe Donjeta Peci.

Diferenca të votave ka pasur edhe mes kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik, e në mesin e tyre është kandidati Blerim Latifi i cili humbi dy vota pas rinumërimit.

Ndërsa për dallim nga kolegët e tij, kandidati Mergim Lushtaku në vendlindje përfitoi një votë pas rinumërimit.

PDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kadri Veseli 173 168
Hajredin Kuçi 11 9
Enver Hoxhaj 8 6
Valon Murati 9 7
Besa Ismaili – Ahmeti 8 9
Memli Krasniqi 12 11
Bedri Hamza 13 14
Blerta Deliu – Kodra 29 30
Uran Ismaili 21 19
Valdete Idrizi 5 4
Mergim Lushtaku 106 107
Ganimete Musliu 42 41
Migjen Kelmendi 7 6
Evgjeni Thaçi – Dragusha 23 22
Ariana Musliu – Shoshi 48 49
Ferat Shala 14 13
Hajdar Beqa 3 5
Naim Fetahu 2 1
Raif Qela 3 2
Elmije Plakiqi 1 2
Kurtan Kajtazi 7 8
Fadil Beka 20 19
Blerim Latifi 38 36
Fadil Nura 63 61
Fitim Selimi 1 0
Mirjeta Rukolli 23 22
Faik Geci 42 40
Bekim Haxhiu 32 33
Donjet Bislimi 14 13

Në anën tjetër, 9 kandidatë të Vetëvendosjes ia ‘panë hajrin’ rinumërimit, ndërsa tre të tjerëve iu zbrit rezultati për nga një votë.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatit       Numërimi Rinumërimi
Albin Kurti 35 37
Glauk Konjufca 22 24
Albulena Haxhiu 10 12
Arben Vitia 4 5
Xhelal Sveçla 2 1
Rexhep Selimi 2 3
Arberije Nagavci 1 0
Ismajl Kurteshi 2 1
Mefail Bajqinovci 2 3
Nezir Bejta 17 19
Enver Dugolli 2 3
Eman Rrahmani 0 1

Përderisa kandidati për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), Vehbi Goxhuli e humbi të vetmen votë që e kishte para rinumërimit, bashkëpartiaku i tij, Gani Veselaj u bë me një votë pas rinumërimit.

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK)     

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vehbi Goxhuli 1 0
Gani Veselaj 0 1

Nga pesë kandidatë për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të cilët pësuan ndryshime në vota, katër prej tyre përfituan ngritje votash.

LDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Driton Selmanaj 2 1
Valon Murtezaj 7 8
Fatmir Rexhepi 1 2
Safet Kamberi 0 1
Kujtim Prekazi 0 2

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për procesin e rinumërimit të votave në Deçan, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Dragash, Istog, Skenderaj e komuna të tjera të cilat mund ti lexoni përmes këtij linku.

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria e Shtetit është duke vëzhguar për së afërmi procesin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që prej ditës kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve të enjten e kaluar.

(Dokument) Skemat e ‘vjedhjeve’ të votave në Skenderaj

.