Foto: KALLXO.com

(Dokument) Skemat e 'vjedhjeve' të votave në Skenderaj

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Skenderaj, kanë vërejtur se në shkollën e mesme teknike “Anton Çetta”, ka pasur dallime të mëdha në votat e kandidatëve për deputetë nga tri subjekte të mëdha politike në vend.

Dallime në vendvotimin 2101B/06D ka pasur më shumti tek kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Përveç kandidatëve, rezultatet u ndryshuan edhe nga votat e përgjithshme të subjekteve politike.

Në këtë vendvotim, Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka pasur 3 vota, ndërkaq pas rinumërimit përfitoi edhe një. Ndërsa, PDK-së iu zbrit rezultati për një votë, saktësisht në fillim kishte 192 e pastaj 191.

Anëtarët e Komisionit në këtë vendvotim kanë qenë: Fitim Deliu – kryesues, Elira Veseli, Berat Hasani, Arbesa Halimi dhe Besmir Beka.

Kurse në rinumërim komisioni përbëhej nga Sokol Emini – kryesues, Korab Qorri, Olta Gashi, Adonis Qorri, Pajtime Shehu dhe Adhurim Ramadani.

Kandidatja për deputete nga koalicioni parazgjedhor NISMA – AKR – PD, Merita Dervishi ka marrë 4 vota të cilat nuk i kishte në procesin e numërimit fillestar. Po ashtu edhe kandidatit të PLE iu shtua edhe një votë, përderisa në fillim kishte vetëm një.

15 kandidatëve të PDK-së, iu zbriten votat, ndërsa 5 të tjerëve iu shtuan votat pas rinumërimit.

PDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kadri Veseli 145 144
Hajredin Kuçi 16 17
Memli Krasniqi 18 17
Bedri Hamza 24 22
Blerta Deliu – Kodra 38 37
Uran Ismaili 23 22
Xhavit Haliti 2 3
Ganimete Musliu 28 27
Abelard Tahiri 25 23
Idriz Vehapi 4 2
Ramë Buja 2 1
Ferat Shala 8 9
Fehmi Mujota 2 1
Raif Qela 4 2
Blerim Latifi 25 26
Fadil Nura 67 65
Leonora Morina – Bunjaku 0 1
Rafet Rama 10 11
Fitim Selimi 2 1
Faik Geci 25 24
Donjet Bislimi 21 20

Tetë vota gjithsej përfituan pas rinumërimit kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Arben Vitia 8 10
Fatmire Kollçaku 0 1
Haki Abazi 5 4
Mefail Bajqinovci 7 8
Mimoza Kusari – Lila 3 0
Fitim Uka 0 3
Sabri Kiçmari 0 1
Drita Millaku 1 0
Albin Gashi 1 0

Në anën tjetër, kandidati i LDK-së, Anton Quni mbeti me një votë më pak se sa që e kishte në fillim. Ndryshe nga ai, tre bashkëpartiakët e tij, përfituan një votë, nga 0 vota që kishin.

LDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Anton Quni 3 2
Lirije Kajtazi 1 0
Hykmete Bajrami 1 0
Doruntinë Maloku – Kastrati 1 0
Ismet Beqiri 1 0
Valon Murtezaj 8 7
Shkumbin Gashi 0 1
Rexhep Gjergji 0 1
Enver Krasniqi 0 1

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria e Shtetit është duke vëzhguar për së afërmi procesin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që prej ditës kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve të enjten e kaluar.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se pas ftesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, prokurori kompetent së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me parregullsitë e numërimit të votave edhe në DeçanGjilanDragash , Drenas dhe Gjakovë.