Universiteti "Kadri Zeka", Gjilan

Shkarkohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit

Anëtarët Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi, të Këshillit Drejtues në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” janë shkarkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ibrahim Kosumi, i cili ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues.

“Sot kemi marrë njoftimin për shkarkim, arsyet janë politike, neve edhe ashtu na përfundon mandati në tetor të këtij viti. Vendimet e ministres ne i mirëpresim, nuk jemi asgjë kundër”, ka thënë Kosumi.

Kosumi, Behluli dhe Abazi janë anëtarë të KD të emëruar nga Ministria e Arsimit.

Në tetor të vitit 2020 Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” i kishte  vazhduar mandatin edhe për një vit Kryesuesit të Këshillit Drejtues Ibrahim Kosumit.