FOTO: KALLXO.com

Limaj nuk e mohon politizimin e bordeve në Universitetin e Gjilanit

Kandidati për kryeministër nga NISMA, Fatmir Limaj, ka thënë se të punësuarit i ka rekomanduar ministri i arsimit dhe nuk janë përgjegjësi partiake.

Poashtu Limaj ka thënë se duhet të rishikohen të gjitha bordet e agjencive dhe ndërmarrjeve publike.

“Jo, janë shtatë a tetë nëpër borde gjithkun dhe ka ardhë një moment kur përzgjedhja e bordeve bëhet nga senati dhe me rekomandimet e ministrit dhe ministri e rekomandon atë që ai mendon se duhet me qenë atje. Dhe derisa nuk ndërron sistemi… Unë jam që të rishikohen të gjitha bordet dhe agjencitë dhe një pjesë e tyre të mos ekzistojnë dhe nëse profesionalisht janë të përgatitur për atë punë atëherë”, ka thënë Limaj.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.

Rehatimi i NISMA-s së Fatmir Limajt në Universitete