Shi i madh në Shtime, vërshohen rrugët

Qyteti i Shtimes është përfshirë nga një mot me shi të rrëmbyeshëm sot pasdite.

Si pasojë, në disa pjesë të qytetit ka pasur vërshime.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga qyteti i Shtimes.

Në këto pamje shihet që rrugët kryesore të qytetit janë vërshuar nga uji.