Shefi i NATO-së nesër në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do të vizitojë nesër Kosovën.

Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca e Kosovës, Stoltenberg do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani në ora 15:30.

“Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Stoltenberg do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ulutash-in dhe do tu adresohet trupave të KFOR-it.

NATO ka njoftuar se Stoltenbergu do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor nga data 19 deri më datë 22 nëntor.

Vizitën e fillon në Bosnje dhe Hercegovinë më datë 19, për të vazhduar në Kosovë më datë 20, më pas në Serbi dhe Maqedoni të Veriut më datë 21 teksa përfundon vizitën e tij në Shqipëri me datë 22.

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg të hënën në Kosovë – viziton tërë Ballkanin Perëndimor