Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg të hënën në Kosovë - viziton tërë Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të hënën do të vizitojë Kosovën.

NATO njofton se Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg në Kosovë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Stlotenberg dhe Osmani do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ora 16:10.

Pritet që vizitë Stoltenbergu të ketë edhe tek kampi i KFOR-it “Nothing Hill” ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ulutash-in dhe do tu adresohet trupave të KFOR-it.

Stoltenbergu po ashtu do të takohet edhe me këshilltarin e NATO-s dhe skuadrën e ndërlidhjes, Gjeneralin e Brigadës, Hammerstein.

NATO njofton se Stoltenbergu do të vizitoj vendet e Ballkanit Perëndimor nga data 19 deri më datë 22 nëntor.

Vizitën e fillon në Bosnje dhe Hercegovinë më datë 19, për të vazhduar në Kosovë më datë 20, më pas në Serbi dhe Maqedoni të Veriut më datë 21 teksa përfundon vizitën e tij në Shqipëri më datë 22.