Shaip Kamberi flet për pasivizimin e vendbanimit për shqiptarët në Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë përballë Jeta Xharrës ka folur për pasivizimin e vendbanimit që Serbia po bën për shqiptarët.

“Pasivizimi i vendbanimeve është proces në të cilin policia e Serbisë verifikon në një vendbandim për personin konkret a jeton aty apo jo, kjo është fushatë vetëm ndaj shqiptarëve”, thotë Kamberi.

Ai tutje ka treguar se pasivizimi i vendbanimeve për shqiptarët është duke u zbatuar në Medvegjë dhe Bujanovc.

“Zbatohet në Medvegjë, pak në Bujanovc, por në Medvegjë po legalizohet spastrimi etnik që është kryer në vitin ’99, kur siç dihet forcat policore serbe ishin tërhequr nga Kosova, janë vendosur në atë zonën kuftarë 5 kilometërshe nga frika prej një polici dhe një ushtrie që kishte kryer krime këtu njerzit janë larguar, shtëpitë e tyre jnëë shkatrruar, nuk ka pasur kurr ndihmë për ta që të kthehen aty dhe tash shfrytëzohet situta që vendbanimi i tyre të pasivizohet”, u shreh Kamberi.

Ai tutje ka bërë të ditur se këtë çështje e ka ngritur me Shtetet Anëtare dhe Insitutcionet e BE-së.

“Kemi një heshtje të pakuptueshme të Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me këtë temë”, thotë Kamberi.

Ai tutje ka bërë apel tek qytetarët që të shkojnë në gjykatë, dhe nëse Gjykatat serbe refuzojnë atëherë hapet mundësia që në mënyrë masive të përdoret Gjykata e Strasburgut.

Intervisten e plotë me Shaip Kamberin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.