Aleksandar Vuçiq

Sëmuret Vuçiq, kryeministrja serbe: Ai nuk flinte natën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i sëmurë,

“Unë mund të them se ai nuk po pushon. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe mendoj se ai me të vërtetë nuk flinte natën. Atë e ka kapur një grip dhe të gjitha këto. Imuniteti tij u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stress”, tha Bërnabiq, raporton B92.

Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljeviq i tha Euronews, të martën se Vuçiq kishte anuluar takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.