Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

CNN: Presidenti serb e lavdëron Putinin pas tentativës për rebelim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka lavdëruar “qëndrimin e fortë” të presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund rebelimit të shkurtër të udhëhequr nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë që e pranoi se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko kontribuoi, presidenti serb tha në një intervistë në televizionin Pink, një rrjet privat serb, se Putin ishte ai që “e bëri atë” dhe i përshkroi veprimet e presidentit rus si “të mprehta dhe vendimtare”.

Vuçiç i kritikoi gjithashtu veprimet e grupit Wagner si “një thikë pas shpine” për vendin e tyre dhe shtoi se është bërë gabim në Rusi duke i dhënë këtij grupi “fuqi të madhe”.

“Ata thanë se ne kemi njerëz të korruptuar në filan vende, gjë që është kryesisht e vërtetë. Por a është kjo një arsye për t’i sulmuar pas shpine vendit tuaj, në momentin e tij më të vështirë? Sigurisht që jo, por ata e bënë gjithsesi”, ka deklaruar presidenti serb të dielën, duke iu referuar grupit ëagner dhe kundërshtarëve të Putinit.

“Ata menduan se mund t’ia dilnin paç me këtë. Ata besuan se Putini nuk do të ndërhynte dhe [Putini] personalisht me deklaratën e tij dhe qëndrimin e tij të fortë, e ndaloi atë”, deklaroi Vuçiq.

“Putin tani ka një detyrë shumë të vështirë, dhe kjo është ta rrisë motivimin e ushtrisë dhe besimin e numrit të madh të ushtarëve të zhgënjyer të Wagner. Dhe asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë”. shtoi Vuçiq./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala