Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sapuni 'nuk zë vend' në tualetet e Emergjencës në QKUK

Pacientët të cilët do të vizitojnë klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës fillimisht do të shoqërohen me pamje të shëmtuara të ulëseve që gjenden në hyrje të kësaj klinike.

KALLXO.com dje ka vizituar këtë klinikë dhe ka parë nga afër se ulëset e vendosura në hyrje të klinikës janë të dëmtuara dhe të papërshtatshme për shfrytëzim.

FOTO:KALLXO.com – 12.07.2021 – Emergjenca QKUK

Nëse vazhdon rrugëtimin për në tualetet e kësaj klinike do të sfidohesh me pamje të tjera jo të mira.

Ndonëse tualetet shihen se janë të renovuara, aty mungon detergjenti, një nga gjërat elementare për pacientët, në pjesën e tualetit i cili është i përcaktuar vetëm për gra në vend të plastikës ku rendi e kërkon që të vendoset detergjenti është vendosur letra higjienike, ndërsa kjo e fundit nuk zë vend fare në pjesën e tualetit të burrave si dhe plastika për vendosje të detergjentit është thyer.

FOTO: KALLXO.com – 12.07.2021 – Emergjenca – QKUK

 

FOTO:KALLXO.com – 12.07.2021 – Emergjenca – QKUK

Në anën tjetër letrat higjienike nuk janë vendosur fare në pjesën e kabinës ku është vendosur guaska.

FOTO: KALLXO.com – 12.07.2021 – Emergjenca – QKUK

Përveç mungesës së detergjentit në pjesën e korridorit në këtë klinikë shihet se është larguar njëra pllakë e tavanit.

FOTO:KALLXO.com – 12.07.2021 – Emergjenca -QKUK

Për papastërtitë nëpër klinika e spitale KALLXO.com ka raportuar edhe më parë.