Kinë, të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një spital në Pekin

Një zjarr në një spital në Pekin ka lënë të vdekur të paktën 29 persona dhe ka detyruar dhjetëra të evakuohen, ka thënë një zyrtar i qeverisë kineze.

Ekuipazhet e urgjencës kanë arritur ta shuajnë zjarrin, i cili shpërtheu në krahun lindor të departamentit të pacientëve të spitalit të Pekinit Changfeng, raportoi CGTN dhe media të tjera, dhe të paktën 71 pacientë janë shpëtuar.

Një zëdhënës i qeverisjes lokale ka thënë se 26 nga ata që vdiqën ishin pacientë në spital, duke shtuar se zjarri ka ndodhur në një krah që strehonte pacientë të sëmurë rëndë.

Autoritetet e kanë bllokuar hyrjen në spital të mërkurën, ndërsa njoftuan një hetim mbi incidentin.

Postimet e mediave sociale në lidhje me zjarrin ose u censuruan ose u fshinë pasi ato qarkulluan për disa orë në WeChat./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala