Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sa gra do të emërohen në krye të drejtorive komunale të Hani Elezit?

Planet e kandidatëve të Hanit të Elezit për digjitalizimin e shërbimeve komunale

Kandidatët për kryetar të komunës së Hani Elezit në Debat Pernime kanë treguar se sa gra planifikojnë të emërojnë në udhëheqje të drejtorive komunale.

Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se gjysmën e drejtorive do ta udhëheqin gratë.

“Ne jemi marrë vesh me ekipin tim se 50 për qind do të jenë gra dhe 50 për qind burra”, ka thënë Ballazhi.

Rufki Suma, kandidat i pavarur për kryetar ka thënë se nuk mund të japë numër të saktë për numrin e grave në drejtori.

“Nga 8 drejtori, numri i grave nuk varet nga unë sepse unë si kandidat i pavarur drejtoritë bëj në bazë të koalicioneve që i bëj me partitë tjera, nuk mund të garantoj numër të drejtoreshave”, ka thënë Suma.

Sherif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shumicën e drejtorive do t’ua besojë grave.

“Ne nga 8 drejtori, pesë do të jenë për gratë e pjesa tjetër do të jenë për burrat”, ka thënë Berisha.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Hanit të Elezit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Hanit të Elezit: Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës, Rufki Suma, kandidat i Pavarur dhe Sherif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit: Natyra Kalisi nga LVV, Nora Xhoni nga AAK dhe Sara Berisha nga PDK.