Sa është i pasur Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president?

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, si dhe nënkryetari i kësaj partie, në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka folur për pasurinë e tij. Ai tha se varet vetëm nga paga që merr.

Ai këto komente i bëri në emisionin #KallxoPërnime, duke shtuar se me këtë krenohet, pra që financohet vetëm nga paga e tij.

“Kjo ka qenë edhe temë për shkak të një deklarate që e kam dhënë në media që edhe përkundër gjithë atyre pozicioneve që i permende, unë të vetmin burim që e mbaj familjen time është rroga dhe pastaj kjo u bë një temë virale se pse unë ankohem. Unë në fakt nuk kisha përmendur lartësinë e rrogës për shkak se këtu në Maqedoninë e Veriut është shumë më e lartë se rroga mesatare” – tha Osmani.

“Përkundër që jam kaq vite në Qeveri, s’kam kurrfarë burimi tjetër të të ardhurave. Unë jam krenar me këtë gjë, se kam parë politikën si mundësi që të pasurohem por e kam kuptuar si shërbim publik”- tha tutje Osmani.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj 2024.