Haki Rugova - Dr. Otto F. Von Feigenblatt

Rugova ndau mirënjohje ambasadorit Von Feigenblatt

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka pritur në takim ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt.

“Faleminderit për kontributin e vazhdueshëm në angazhimin tuaj, ju jemi mirënjohës çdo herë në emër të Komunës së Istogut dhe qytetarëve të saj, është nder e kënaqësi që sot jeni në mesin tonë”, ka thënë Rugova.

Ndërsa, ambasadori Dr. Otto F. Von ka falenderuar kryetarin Rugova për pritjen që ju bë.

Ambasadori poashtu ka shtuar se  pret me padurim të jap ndihmën e tij për këtë vend.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova  në fund të takimit ka nderuar me mirënjohje  ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt për kontributin e tij akademik dhe diplomatik dhënë për Kosovën.