Prokuroria e Shtetit, Foto: KALLXO.com

Rritet kënaqshmëria e qytetarëve për punën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me Zyrën e Kryeprokurorit ka shënuar rritje për 4 për qind.

Të dhënat janë bërë publike në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP.

“Ka pasur rritje të shkallës së kënaqshmërisë me Zyrën e Kryeprokurorit, me shkallë të kënaqshmërisë prej 34% (30.8% në maj 2021)”, thekson raporti.

Por, qytetarët nuk janë shumë të kënaqur me gjyqësorin. Të dhënat tregojnë se ka një rënie të lehtë të kënaqshmërisë për gjykatat e vendit.

“U vërejt një rënie e lehtë në kënaqshmërinë me punën e gjykatave (33.9%) krahasuar me majin 2021 (34.6%)”, thuhet në raportin e UNDP-së.

Metodologjia

Kjo anketë është realizuar nga 20 tetori deri më 4 nëntor të vitit 2021 ndërsa janë anketuar 1 mijë e 306 persona nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke përfshirë 88 për qind shqiptarë të Kosovës, 6 për qind serbë të Kosovës dhe 6 për qind pjesëtarë të komuniteteve tjera të Kosovës.

Mostra përfshiu mostër të njëjtë të personave të gjinisë mashkullore dhe asaj femërore në të gjitha komunat e Kosovës, duke mbuluar zonat urbane dhe ato rurale.

Bie kënaqshmëria e qytetarëve për parinë shtetërore

www.kallxo.com