Rifat Latifi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Rrëfimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri Latifi tregon se a do të zvogëlohet lista e pritjes për rezonancë dhe për koronarografi në spitalet e Kosovës.

Ministri tregon se kur do të ndërtohet qendra e traumës dhe emergjencës në Kosovë.

Po ashtu ai flet edhe për mungesën e barnave esenciale.

Latifi tregon se çka po ndodh me Ligjin për sigurime shëndetësore dhe me Sistemin Informativ Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë flet edhe për rënien e numrit të personave të vaksinuar brenda ditës në Kosovë.