Foto: Ilustrim

Rrahje për borxh, arrestohen dy të dyshuar

Dy burra janë arrestuar mbrëmë pas mesnate në Gjakovë pasi që janë përleshur fizikisht për shkak të një borxhi.

Siç raporton policia të dyve u është ofruar trajtim mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.