Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrahje mes dy vëllezërve në Partesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës në Partesh kanë shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për sulm fizik ndaj vëllait të tij.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari serb kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën serb kosovar” – ka thënë Policia e Kosovës.

Tutje është thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.