Rrahje mes dy vëllezërve në Mitrovicë, njëri plagoset nga arma

Dy vëllezër nga Mitrovica janë përleshur fizikisht mes vete mesditën e së shtunën, saqë njëri nga ta ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shkrepur duke lënduar vëllain e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar vëllain e dyshuar mbi ngjarjen.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur  armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia po ashtu ka konfiskuar edhe pistoletën me të cilën dyshohet se është shkrepur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.