Ilustrim

Rrahje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona gjatë kryerjes së një operacioni policor në Prishtinë.

Organet e rendit fillimisht kishin pranuar informacionin se në një veturë në kryeqytet gjendej një armë e zjarrit.

Gjatë kontrollit tek pronari i makinës përveç armës së zjarrit është gjetur dhe konfiskuar edhe një thikë dhe një fishekë.

Duke shkuar në këtë lokacion Policia kishte hasur në një rrahje mes disa personave me që rast ishin thirrur edhe njësi të tjera shtesë për intervenim.

Në lidhje me rastet janë arrestuar gjashtë persona, katër prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë inicuar rastet lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar i armëve’.