Rrahja për borxh në Mamushë që përfundoi me të plagosur, Prokuroria akuzon 11 të dyshuar
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër 11 të pandehurve: M. U., F. M., A. B., A. B., J. B., S. M., L. M., A. M., I. B., A. B., dhe I. S.
Ata po dyshohen për veprat penale lëndimi i rëndë trupor, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, lëndimi i lehtë trupor, pjesëmarrja në rrahje, dhe sulmi.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M. U., me datë 06 maj 2023 rreth orës 20:05min në Mamushë, saktësisht në hapësirën e jashtme të objektit për shitjen e karburanteve “P. P.”, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon me armë zjarri të dëmtuarin I. B.
Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në mes të pandehurit A. B., dhe F. M., përfshihen në rrahje 11 (njëmbëdhjetë) të pandehur nga të dyja palët, ku gjatë përleshjes i pandehuri M. U., i armatosur me armë- revolver, shtënë në drejtim të dëmtuarit të cilin e godet në pjesën e këmbës së djathtë, veprime këto me të cilat të dëmtuarit I. B., i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime, i pandehuri M. U., ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëves.
Sipas Prokurorisw i pandehuri, F. M., gjatë përleshjes, në mënyrë të paautorizuar përdorë armën e zjarrit – pistoletën, me të cilën me qëllim të frikësimit, shtënë disa herë në drejtimin lartë në ajër, me ç’ rast të pranishmëve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.
Me këto veprime kryen veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri, A. B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, ku gjatë përleshjes, me armën e zjarrit – pistoletë, përkatësisht me pjesën e dorezës së armës e godet dy herë në kokë të dëmtuarin S. M., me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me këto veprime, kryen veprat penale lëndimi i lehtë trupor dhe bajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri, J. B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.
Të pandehurit: F. M., S. M., L. M., A. M., A. B., I. B., dhe A. B., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje.
Me këto veprime, secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.
I pandehuri, I. B., me qëllim që ta lëndoj tjetrin, me dashje e sulmon të dëmtuarin/pandehurin A. B., Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale sulmi.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.