Foto: Reuters

Reuters sjell rrëfimin e dy britanikëve që kanë mbetur në Prizren pas bllokimit nga pandemia

Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, raporton Reuters.

Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sende thelbësore në qytetin perëndimor të Prizrenit dhe madje intervista e tyre me Reuters TV duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.

“Jam jashtëzakonisht me fat në vendin ku përfundova, është një qytet i bukur” tha Elm për Reuters.

Foto: Reuters

“Unë mund ta imagjinoj se do të ishte shumë më sfiduese nëse do të isha vetëm këtu duke duke dridhur gishtërinjët e mi dhe duke mos pasur njeri për të debatuar dhe qeshur” shtoi ai.

Elm, një 32-vjeçar nga Edinburgh, kishte planifikuar të pedalonte biçikletën e tij për 10,000 kilometra nga Austria në Mongoli në dy vjet, por ai kishte mbuluar vetëm 3.000 km para se të arrinte në Kosovë.

Watson filloi udhëtimin vitin e kaluar nga shtëpia e saj në Lake District, në Anglinë veriore.

“Evropa Lindore ka më shumë burime natyrore dhe më shumë për t’i mbajtur dhe për të mos hequr dorë nga to, të heqë dorë, nën atë rrënjë të shkatërrimit”, tha Watson.

 

Foto: Reuters

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu