Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Reagon Çitaku: E pranoj vendimin e qeverisë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca i cili  propozoi tërheqjen e Vlora Çitakut nga posti i ambasadores së Kosovës në SHBA.

Çitaku ka thënë do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar”, ka shkruar ajo në facebook.

Ambasadorja Çitaku është shprehur e zhgënjyer që për këtë çështje nuk ka pasur një konsultim paraprak.

“Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë”, ka shkruar tutje ajo.

Ajo ka thënë që pavarishstë që është emruar se ambasadore politike nuk do të lejoj të bëhet ‘lojë’ mes presidencës dhe qeverisë.

“Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, ka theksuar ajo.

Ajo ka thënë që deri në emërimin e ambasadorit të ri, do të vazhdoj ti përmbush detyrat e saj.

“Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim”, ka shtuar tutje ajo.

Çitaku është e shprehur e gatshme që ti ndihmoj pasuesit të saj.

“Ambasadores/Ambasadorit që do vije pas meje, do t’ia ofrojë bashkëpunimin tim të plotë dhe pakursyer. Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë që me nder dhe përgjegjësi t’iu shërbej tre Kryeministrave dhe dy Presidentëve”, ka shkruar tutje ajo.

Në fund Çitaku ka thënë se ‘nuk ka Ambasador të përjetshëm. E përjetshme është vetëm Kosova dhe shërbimi për të’.

Nga zëdhënëse e PDK-së në Ambasadore në SHBA, rrugëtimi i Vlora Çitakut