Ilustrim. Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Raportoi se hajnat iu futën në shtëpi e i vodhën armën e gjuetisë që i kishte skaduar afati i lejes

Një burrë ka raportuar në polici një vjedhje të rëndë që i ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. 

Rasti është raportuar në Mitrovicë, ndërsa burri tha në polici se persona të panjohur i kanë hyrë brenda shtëpisë me forcë. 

Nga ky rast sipas burrit që ka raportuar, arma e gjuetisë me 21 fishekë është vjedhur. 

E njëjta armë zjarri nuk kishte leje valide për posedim pasi që i kishte skaduar afati. 

Policia në këtë rast nuk ka të raportuar ndonjë person të arrestuar dhe rasti është ende nën hetime. 

Në anën tjetër përveç inicimit të rastit për vjedhje të rëndë, policia ka hapur rast edhe për armëmbajtje pa leje.