Qyteti i Ferizajt, FOTO KALLXO

Raportohet e zhdukur një grua nga Ferizaj

Një burrë nga qyteti i Ferizajt ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:10.

Tutje sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet.