Foto: Ilustrim

Raportohen tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, meqë rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona atë dyshuar.

Rastet e dhunës në familje janë regjistruar në Kaçanik, Gjakovë dhe Rahovec.

Në Kaçanik një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Policia ka arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Sipas Policisë, si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec një grua ka raportuar në Polici djalin e saj i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë.