Raportohen mbi 1,500 euro të falsifikuara në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici një rast të falsifikimit të parave.

I njëjti gjatë numërimit ka hasur në disa monedha në vlerë të 1,539.5 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas Policisë, kjo shumë e parave është mbledhë në pika të ndryshme.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Tutje Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.