Policia e Kosovës

Ranillug, hidhet mjet shpërthyes në terracën e një kafiterie

Të shtunën rreth orës 22:45 nga persona të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes në terracën e një kafiterie në Ranillug.

Sipas policisë, pronari i këtij lokali gjendet jashtë vendit.

Tutje, policia bënë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.