Foto: Ilustrim
Shtime, FSK-ja largon një mjet shpërthyes, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore
11.4.2024 - 21:05
Një predhë artilerie, që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur sot, më 11.04.2024, në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë për KALLXO.com se pas njoftimit, Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti shpërthyes, sipas tij, është larguar nga FSK-ja.
“Më datën 11.04.2024, rrethe orës 11:30, kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dyte Botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së” – tha Veseli.
Zëdhënësi ka shtuar se në ora 18:06 kjo predhë është hequr nga FSK-ja.