Dyshohet se u hodh granatë dore në një lokal në Ranillug, nuk raportohet për të lënduar

Një mjet që dyshohet të jetë shpërthyes është hedhur në një lokal në Ranillug më 05.03.2024.

Një shtetas i Serbisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në lokalin e tij që është i mbyllur, jashtë përdorimit, është hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Rasti është duke u hetuar, thekson Policia.