Foto: Screenshot, Edi Rama Facebook.

Rama në Shkup: Të vendosim qytetarët të parët dhe të lëmë pas politikën e historinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nisma e vendeve të Ballkanit Perëndimor është mundësi e mirë që nuk duhet humbur.

Në deklarimin e tij hyrës para takimit me liderë të rajonit, Rama ka thënë se gjashtë vendet e Ballkanit duhet të përpiqen të punojnë së bashku duke lënë pas politikën dhe historinë.

“Është e domosdoshme që të vendosim qytetarët të parët, dhe të lëmë pas politikën dhe historinë për të ardhmen, sepse çfarëdo që bëjmë dhe nëse mund ta bëjmë në kohën e duhur, për të përfunduar gjerat në muajt e ardhshëm, do të përcaktojmë mënyrën se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade”- tha Rama.

Ai ka theksuar se takimi në Shkup është i rëndësishëm për të bashkuar mendimet e liderëve me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.

“Dua të them që kjo është vërtet një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona, me përfaqësuesit e BE-së dhe gjithashtu administratën amerikane, për një hap të madh që nuk duhet ta nënvlerësojmë për të qenë sa më afër BE-së. Bëhet fjalë që një rritje të re dhe integrimin. E dyta ka të bëjë me diçka që deri më tani ka qenë e mundur vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kështu që është një ndryshim i rëndësishëm, dhe është mundësi e mirë ne nuk duhet ta humbasim”- është shprehur ai.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Shkup për të diskutuar mbi hapat për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.

Ky takim po mbahet në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.