Rama: Jemi të gatshëm të iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti është i gatshëm me gjithë kapacitetet e veta, që të iu dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ndihma e Prishtinës nuk do të mungojë.

“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre” – thuhet në reagim.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet në qytetin e Pejës, të shtunën në mbrëmje. Viktimat janë një fëmijë 5 vjeçar, si dhe nëna e tij.

Fillimisht, nëna e fëmijës ishte raportuar si personi i zhdukur, përderisa pas gjetjes së saj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e vërshimeve.

Gjendet pa shenja jete edhe nëna e fëmijës së vdekur në Pejë