Foto: Ilustrim

Rahovec, vdes një person pasi ishte goditur nga një veturë

Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.

Sipas Policisë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.