Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Qytetari raporton në Polici: Plumbi bredharak goditi dritaren e banesës në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një plumb bredharak kishte goditur dritaren e një banese në Prishtinë, pronari i së cilës ndodhet jashtë shtetit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ndërmjet 28 qershorit dhe 3 korrikut këtë vit.

Policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Me vendim të prokurorit rasti i cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka shkuar në procedurë të rregullt.