Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Qytetares i vidhet kuleta nga dora, pëson lëndime trupore

Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur kuleta me para dhe kartela banakare nga dora në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 21:12.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se ka pësuar lëndime trupore.

Policia njofton se rasti i cilësuar si vjedhje grabitqare është duke u hetuar.